Bota bllokohet nga koronavirus, ndërsa Amazon hap 100 mijë vende të reja pune

18/03/2020 3:01 PM 0 komente

Amazon rrit punësimin, duke hapur kërkimin për 100 mijë vende të reja pune, për të mbështetur njerëzit që i besojnë shërbimit të kompanisë në një moment kaq të komplikuar për shkak të emergjencës së koronavirusit. Njoftimi vjen nga faqja zyrtare e kolosit të e-commerce, themeluar nga Jeff Bezos.

“Po shohim një rritje të konsiderueshme të kërkesës, gjë që do të thotë që nevoja jonë për punë është e paprecedentë në këtë periudhë të vitit” – lexohet në një publikim të Dave Clark, zv.president i Operacioneve dhe Shërbimit të Klientëve në të gjithë botën në Amazon

Mesazhi vijon: “Jemi duke hapur 100 mijë vende të reja pune me kohë të plotë dhe part-time, në Shtetet e Bashkuara, në qendrat tona logjistike dhe në rrjetin tonë të dërgesave, për t’i bërë ballë rritjes së kërkesës nga ana e njerëzve që i besojnë Amazon gjatë kësaj periudhe stresuese, në veçanti ata më të rrezikuar.

Amazon u hap dyert në kompani edhe gjithë atyre që për shkak të koronavirusit kanë humbur vendin e punës.
“E dimë se edhe shumë njerëz kanë pasur pasoja ekonomike në punë, në fusha si hotele, restorante dhe udhëtime të anuluara nga pandemia. Dëshirojmë që këta persona të dinë se i presim në ekipin tonë deri sa gjërat t’i rikthehen normalitetit dhe punëdhënësi i mëparshëm të jetë në gjendje t’i punësojë sërish”.

Shoqëria do të investojë më shumë se 350 milionë dollarë në nivel global për të rritur pagat me 2 $ / në orë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 2 £ / në orë në Mbretërinë e Bashkuar dhe rreth 2 € / në orë në shumë vende të Bashkimit Europian për punonjës dhe partnerë që ndodhen në qendrat e porositjes, në operacionet e transportit, në dyqane apo ata që bëjnë dërgesat në mënyrë që të tjerët të mund të qëndrojnë në shtëpi.

 Njoftimi i Amazon

Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of