Numri i viktimave nga koronavirusi tejkaloi shifrën e 1.2 milionë në të gjithë botën këtë të hënë, sipas të dhënave të përpunuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Sot, Johns Hopkins raportoi 1,200,310 vdekje nga koronavirusi në të gjithë botën, ku Shtetet e Bashkuara mbajnë numrin më të lartë të vdekjeve.
Deri më tani, më shumë se 230 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit në SHBA.
Përpos rigjallërimit të virusit në të gjithë botën po rritet me shpejtësi edhe numri i viktimave, pasi kanë kaluar vetëm dy javë që kur bota arriti 1.1 milionë vdekje, të shtunën e 17 tetorit.
Numri i përgjithshëm në botë i rasteve të konfirmuara me Covid-19 aktualisht qëndron në shifrën e 46,500,057 të infektuarve, sipas vlerësimit të universitetit./CNN