Botohet udhëzimi, nga sot fillon zyrtarisht rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, ja si bëhet

05/02/2020 2:50 PM 3 komente

Të gjithë ata që prisnin që të rivlerësonin shtëpitë e tyre, më në fund mund ta bëjën duke filluar që sot. Ndonëse ligji që lejonte rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme ka hyrë në fuqi që në 1 janar, zbatimi i tij nuk kishte nisur ende, për shkak të mungesës së udhëzimit, i cili është publikuar sot në Fletoren Zyrtare dhe hyn në fuqi menjëherë.

Udhëzimi parashikon se të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi, pasuri të paluajtshme (tokë dhe/ose ndërtesë) të regjistruar ose që fitojnë pronësinë dhe e regjistrojnë atë deri në datën 30 shtator 2020, kanë të drejtë që brenda këtij afati të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut. Këtu përfshihen dhe rastet, kur për pasurinë e paluajtshme është bërë edhe më parë rivlerësimi.

Individi mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimin e pasurisë do ta bëjë ASHK-ja apo një ekspert i vlerësimit të pasurive, i licencuar nga institucionet përkatëse. Për të përfituar nga rivlerësimi, nëpërmjet pasqyrimit të tij në regjistrin e pasurive të paluajtshme, individi duhet të paguajë më parë tatimin e rivlerësimit (3% e bazës së tatueshme) dhe tarifën e shërbimit, sipas ligjit nr. 90/2019.

Në rast se individi ka në pronësi më shumë se një pasuri të paluajtshme dhe do të bëjë rivlerësimin e secilës prej tyre, procedura e rivlerësimit është individuale për secilën prej këtyre pasurive.

 

LLOGARITJA E BAZËS SË TATUESHME PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË PËR INDIVIDËT

Në rast se individi zgjedh që rivlerësimin e pasurisë ta bëjë ASHK-ja, ai bëhet me çmimet minimale fiskale, që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit dhe në përputhje me përcaktimet e udhëzimit për tatimin e kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshme. Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi (sipas çmimeve minimale fiskale në fuqi) dhe vlerës së zbritshme.

Në rast se individi zgjedh rivlerësimin e pasurisë nga një ekspert i licencuar, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë dhe vlerës së zbritshme. Në çdo rast, vlera e pasqyruar në aktin e vlerësimit të pasurisë nga eksperti i licencuar nuk mund të jetë më e vogël se çmimi minimal fiskal.

Vlera e zbritshme, si në rastin e pikës 4 dhe në atë të pikës 5, është vlera e pasurisë sipas së aktit të regjistruar (të fitimit të pronësisë) ose ajo sipas rivlerësimit të mëparshëm (për të cilin është paguar më parë tatimi).

Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e zbritshme, drejtoria vendore e ASHK-së bazohet në vlerën e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.

Për zbatimin e këtij udhëzimi, brenda 5 ditëve nga hyrja e tij në fuqi, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i kërkon Ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën dhe Entit Kombëtar të Banesave listën e çmimeve të kostos mesatare të ndërtimit të banesave, në format digjital (Excel).

PARAQITJA DHEA DMINISTRIMI I KËRKESËS PËR RIVLERËSIM NGA INDIVIDËT

 

  1. Aplikimi online

Individi ose përfaqësuesi i tij aplikon online për shërbimin e rivlerësimit të pasurisë, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, ai duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar). Aplikimi për shërbimet i drejtohet drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së që është kompetente për territorin ku gjendet pasuria e paluajtshme.

Individi që aplikon online për rivlerësimin e pasurisë duhet të plotësojë në rubrikat përkatëse të platformës e-Albania, të dhënat identifikuese të pasurisë që kërkohet të rivlerësohet. Nëse individi nuk plotëson rubrikat që identifikojnë pasurinë, ai duhet, detyrimisht, të ngarkojë në platformë kopje të skanuar të dokumentit të pronësisë që disponon për pasurinë.

Punonjësi i drejtorisë vendore të ASHK-së shqyrton aplikimin, duke verifikuar:

  1. a) identifikimin e pasurisë sipas përcaktimeve
  2. b) legjitimimin e individit aplikues. Punonjësi verifikon nëse individi që ka paraqitur kërkesën për rivlerësim (ose i përfaqësuari) është pronar apo një nga bashkëpronarët e pasurisë që kërkohet të rivlerësohet.

Përjashtimisht, kur individi kërkon rivlerësimin sipas aktit të ekspertit të licencuar, dërgimi nëpërmjet platformës, i faturës së tatimit të nënshkruar dhe të vulosur elektronikisht, së bashku me tarifën e shërbimit, kryhet vetëm pasi të jetë administruar fizikisht (me postë) akti origjinal i vlerësimit të pasurisë, i nënshkruar dhe i vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë, si dhe fotokopje e njësuar e licencës së tij. Për këtë, individi krahas aplikimit online, duhet të dërgojë me postë në zyrën/në drejtorinë vendore të ASHK-së dokumentacionin fizik të mësipërm.

Aplikimi në sportel

Përjashtimisht, në rastet kur është e pamundur të administrohet aplikimi nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania, aplikimi kryhet pranë zyrës pritëse (sportelit) në drejtorinë/zyrën vendore kompetente, duke paraqitur “Kërkesën për rivlerësim”, sipas formularit (shtojca nr. 1) që i bashkëlidhet dhe është pjesë përbërëse e këtij udhëzimi.

Në mënyrë që të pajiset me dokumentin zyrtar që pasqyron regjistrimin e rivlerësimit, individi duhet të aplikojë edhe për shërbimin e pajisjes me kopje të kartelës së pasurisë së paluajtshme, ose të vërtetimit (për pasuritë që nuk i janë nënshtruar regjistrimit fillestar).

RIVLERËSIMI I PASURIVE TË PALUAJTSHME TË PERSONAVE JURIDIKË

Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruara në pasqyrat financiare të vitit 2019, në zërin aktive afatgjata materiale, pasuri të paluajtshme me vlerë kontabël më të vogël se vlera e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin e këtyre pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga vlerësues të pasurisë, ekspertë të pavarur të licencuar nga institucionet përkatëse për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme.

Përfaqësuesi i personit juridik paraqet pranë drejtorisë rajonale tatimore, ku personi juridik është i regjistruar, dokumentet e mëposhtme:

  1. a) deklarimin vullnetar për rivlerësimin e pasurisë, sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur këtij udhëzimi;
  2. b) prokurën për përfaqësuesin ligjor, nëse kjo procedurë kryhet nga një përfaqësues ligjor i caktuar prej tij;
  3. c) kopje të licencës së ekspertit të pavarur të vlerësimit të pasurisë;
  4. d) kopje të faturës së shërbimit të ekspertit të vlerësimit të pasurisë;
  5. e) aktin origjinal të vlerësimit të pasurive të paluajtshme, të nënshkruar dhe të vulosur nga vlerësuesi i pasurisë;
  6. f) pasqyrën financiare (bilancin kontabël) të vitit 2019, ku rezulton e regjistruar në zërin aktive afatgjata materiale, pasuria e paluajtshme që rivlerësohet, përfshirë anekset shpjeguese për aktivin afatgjatë material që rivlerësohet;
  7. g) kopjen e mandatit të pagesës për vlerësimin e pasurisë, në masën 5% të diferencës, ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël për pasuritë e paluajtshme të regjistruara në pasqyrat financiare. Pagesa kryhet në njërën nga bankat e nivelit të dytë për llogari të thesarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën nr. 4.

Personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi.

3
Komente

avatar
3 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
3 Comment authors
Alma Grori me duhet ndihmon per rifreskimin e dokuAnonymousevanthi loli Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Alma Grori me duhet ndihmon per rifreskimin e doku
Guest
Alma Grori me duhet ndihmon per rifreskimin e doku

Ku lutem per ndihme per fillimin e dekumentave te shtepuse ne Selite Te Tiranes

Anonymous
Guest
Anonymous

Kjo perben nje avantazh si per bleresin dhe per shitesin pasi i jep mundesine te kurseni deri ne 12 % te vleres se shities ose te blerjes.
Ne qofte se doni te shfrytezoni kete mundesi ju lutem vizitoni website tone. http://immoalbania.com/

evanthi loli
Guest
evanthi loli

Quhem piro Loli ne kete adrese. Gruaja ime Evanthi loli pranë zyrës ADISA
TIRANE ka aplikuar per rivlerësimin e shtëpisë .( numuri i referues i aplikimit eshte 229103612000711-11062020) ( nr. i pasurisë : 8/743+1-17) Nga ajo zyre mu tha se deri pas pese ditësh (pune) do te me dërgohej sasia e lekeve qe duhet te paguaj ne Banka kredis. Por kane kaluar shume dite dhe akoma nuk po me dërgohet shkresa përkatëse nga ajo zyre per tu paraqitur ne Banke.
Lutemi dërgomani rezultatin e aplikimit.
Presim ne kete adrese imeli ( lolipiro1945@gmail.com) ose evanthiloli@gmail.com