Bullgaria dhe Kroacia iu duhet të bëjnë më shumë punë për të rregulluar ekonomitë dhe për të përmirësuar institucionet e tyre përpara se të bashkohen me euron, deklaroi sot anëtari i bordit i Bankës Qendrore Europiane Fabio Panetta.
“Reformat e ndërmarra nga të dyja vendet nuk do të rregullojnë të gjitha pabarazitë dhe dobësitë me të cilat ata përballen.
Duhet bërë më shumë për të përmirësuar qeverisjen, kornizën e tyre ligjore dhe cilësinë e përgjithshme të institucioneve”, tha Panetta në fjalim.
Të dy vendet u pranuan në mekanizmin ERM-2 të premten, e njohur ndryshe si “dhoma e pritjes” për të hyrë në Eurozonë. Të dyja vendet mund të bashkohen në bashkimin e monedhave shumë shpejt, deri në vitin 2023./Reuters