BQE jep sërish fond shtesë për bankat greke, në total 89 mld euro

23/06/2015 12:27 PM 0 komente

E PERDITESUAR/ Banka Qendrore Evropiane ka rritur sërisht fondin e emergjencës së likuiditetit për bankat greke, sot duke arritur shifrën e 89 mld eurove ne total, shkruan Il Sole.

Shifra e rritur nga fondi i ELA vjen për herë të katërt që nga e mërkura e javës së shkuar, javë e cila pa një tërheqje masive të parave nga depozitat e bankave greke.
Megjithatë, situata greke duket më pozitive, pas propozimeve të ofruara nga Athina Zyrtare, të cilat u diskutuan gjatë samitit të djeshëm nga liderët evropianë. Mbledhja nuk u përmbyll me një marrëveshje finale por gjasat janë që kësaj jave të arrihet një e tillë.

Rezervat evropiane dhe greke u rritën që me lajmin e një marrëveshje të mundshme, edhe pse është e qartë se kryeministri i majtë Aleksis Tsipras do të duhet të bëjë kompromis të fortë për disa nga premtimet anti-shtrënguese, për të cilat ai u zgjodh.

Greqia ka nevojë për arritjen e një marrëveshje, e cila do të zhbllokonte 7.2 mld euro, pakëtën e mbetur të ndihmës dhe po përballet me afatin e pagesës së rradhës ndaj FMN-së, e cila është veçse 7 ditë larg.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of