Ekonomia e eurozonës nuk do të bjerë në një recesion edhe pse po rritet më pak seç pritej dhe do të ketë një rimëkëmbje brenda një viti ose dy vitesh, tha shefi ekonomist i Bankës Qendrore Evropiane Philip Lane në një intervistë të mërkurën.
“Ekonomia po rritet më shpejt se sa shpresuam. Dinamika është zhgënjyese, por jo edhe negative. Ne presim një rikuperim në vitin ose dy vitin e ardhshëm, “tha Lane për të përditshmen italiane La Repubblica.
Lane tha që niveli aktual i inflacionit prej 1% në zonën e euros ishte “i pakënaqshëm”.
Ai shtoi se vendet e zonës së euros duhet të përfitojnë nga normat aktuale të ulëta të interesit për të zvogëluar grumbujt e borxhit të tyre në vend se “të harxhojnë burimet shtesë për shpenzime të reja ose ulje të taksave”.
/REUTERS