Banka Qendrore Europiane ka bërë të ditur se do të kryejë një studim të plotë mbi impaktin e normave të ulëta të interesit, në sektorin privat bankar të Eurozonës.
BQE ka deklaruar së në këtë formë, do të mundësojë hapjen e rrugës drejt një qasje më të kujdesshme sa i përket mbikëqyrjes bankare.
“Ne po planifikojmë rishikim të marzheve të fitimit të bankave, por edhe të modeleve të bizneseve. Kërkojmë të fokusohemi mbi mënyrën sesi bankat po sillen në një ambient me norma negative të interesit dhe do i kushtojmë vëmendje të veçantë bankave me kredi joperformuese”-deklaroi një prej anëtareve të këshillit të supervizimit pranë BQE-së, Ignazio Angeloni.
Disa vende të rajonit, me Gjermaninë në krye pretendojnë se normat e ulëta të interesit po dëmtojnë sektorin bankar.
Ndërsa nga Banka Qendore Europiane pohojnë se impakti është i limituar dhe se dëmi do të ishte më i madh nëse do të ndërmerrej një tjetër kurs politikash monetare.