Parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritjen ekonomike të këtij viti janë 3.5 %, shifër kjo e bërë publike nga kreu i saj Bedri Hamza para Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Financa.
Gjatë vitit të shkuar, deficiti tregtar shënoi rritje prej 2.2 miliard eurosh, ndërsa eksporti ishte 324.6 milionë euro.
Hamza po ashtu tha se rënia e investimeve ka ndodh edhe për shkak të shitjes se aksioneve të kompanive të huaja në vendin tonë tek banorët rezidentë. Ndërsa, vitin e kaluar në vend ishin investuar 123 milionë euro në krahasim 225 milionë që ishte në vitin 2013, raporton Kosova Press.
Deputetët kanë shprehur shqetësim në rënien e investimeve, si dhe bilancin negativ tregtar, eksportet kundrejt importit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.