Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë. Po ashtu, me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.
Bordi ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka marrë vendim për uljen e përkohshme të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë.
Vendimi ka ardhur pas shqyrtimit të raportit aktuarial të datës 16 korrik 2020 të Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe raportit aktuarial të BQK-së mbi adekuatshmërinë e tarifave të sigurimit kufitar nga auto-përgjegjësia dhe është vlerësuar se ekziston bazë e mjaftueshme për ndryshimin e tarifave të primeve të sigurimit kufitar të auto-përgjegjësisë për automjete dhe motoçikleta për udhëtarë.
‘Me anë të këtij vendimi Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, kërkon nga Byroja Kosovare e Sigurimeve që në emër të anëtarëve të saj, siguruesve të licencuar për sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia, të ulë përkohësisht tarifat e sigurimit kufitar të autopërgjegjësisë për grupet tarifore të autoveturave dhe motoçikletave për 35 për qind’, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Po ashtu, me anë të këtij vendimi kërkohet që aplikimi i tarifave të reja të policave kufitare të zbatohet nga data 1 gusht deri më 31 dhjetor 2020.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka mirëpritur vendimin për uljen e sigurimit kufitar nga BQK.
“AKB e mirëpret vendimin për realizimin e premtimit të qeverisë për mbulimin e Policave të Sigurimit nga ministria e financave për të gjitha veturat e bashkatdhetarëve tonë që sivjet do të vinë në vendlindjen e tyre ,në Republikën e Kosovës për të cilën po investojnë vazhdimisht shumë qindra miliona”.
Ai ka thënë se mërgata nga ky vendim do t’i kursej 1 milion euro.
“Mërgimtarët tonë nga ky vendim shtetëror konkret do të kursej mbi 1 milion euro por edhe do të shkurtohen procedurat dhe pritjet kufitare. Qeveria duhet të vazhdojë me vendime për të lehtësuar jetën e qytetarëve , bashkatdhetarëve dhe bizneseve të Kosovës”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.