Në një kohë kur Shqipëria po përjeton një valë të lartë emigracioni, vendi ynë është bërë shtëpi e dytë për pensionistët e huaj. Në Durrës, më shumë se 300 italianë janë kthyer në banorët e rinj të qytetit bregdetar.
Njësoj si në vitet ‘90 kur shqiptarët u dyndën në shtetin fqinj, për një jetesë më të mirë, italianët sot, për të njëjtin motiv, atë ekonomik, kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar moshën e pensionit.
Me të ardhurat mujore nga shteti Italian, Giuseppe Palumbo dhe Angelo Alo, thonë se kostoja e jetesës këtu është shumë e ulët, duke mos patur asnjë dyshim për zgjedhjen që kanë bërë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.
Kosto e jeteses ne Shqiperi eshte me e ulet per italianet , te cilet te ardhurat vjetore te prodhimit kombetar bruto per fryme i kane rreth 40.000 euro , nderkohe qe shqiptaret keto te fundit i kane vetem 6.000 – 7.000 euro / fryme .
Nga ana tjeter italianet nuk e kuptojne qe edhe atyre njesoj si ne po ju rritet kostoja e jeteses ne vendin tone,kur shohin se rritja e çmimeve eshte konstante, krahas renies se prodhimit kombetar , ne veçanti atij bujqesor.