Brazialianët e Natura Cosméticos S.A blejnë amerikanët e Avon, efektet edhe në Shqipëri

09/12/2019 12:00 PM 0 komente

Një nga kompanitë më të mëdha amerikane në fushën e kozmetikës i është shitur brazilianëve të Natura Cosmeticos S.A. (Natura). Grupi i shoqërive të Natura nuk ka asnjë prezencë të regjistruar dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri, po për shkak të xhiros së Avon transaksioni është miratuar dhe nga Autoriteti shqiptar i Konkurrencës.

Avon Products, Inc (Avon) është një shoqëri e krijuar sipas legjislacionit të SHBA-së, me seli në New York. Ajo është prodhues dhe tregtues i produkteve të bukurisë dhe produkteve të lidhura me to. Biznesi i Avon kryhet kryesisht me shitje direkt për kategorinë e produkteve të bukurisë, të modës dhe të shtëpisë..

Në Shqipëri, Avon është prezent nëpërmjet shoqërisë Avon Cosmetics Albania SHPK, shoqëri e cila ka për objekt aktiviteti: import, eksporti dhe tregtim i produkteve kozmetike. Përkatësisht shoqëria do të kryejë çdo dhe të gjitha veprimtaritë e shitjes se drejtpërdrejtë të produkteve të kozmetikës, kremrave, locioneve, fragrancave, parfumeve dhe produkteve të tjera të bukurisë, artikuj argjendarie, produkte të modës, produkte konsumi dhe prokukte shtëpiake të të gjitha llojeve; dhe prodhimi, reklamimi, shpërndarja dhe si importues, eksportues, tregtues dhe agjentë shitjeje të produkteve kozmetike, kremrave, locioneve, fragrancave, parfumeve dhe çdo produkti tjetër bukurie, artikuj argjendarie, produkte të modës, produkte konsumi dhe produkte shtëpiake të të gjitha llojeve si dhe produkteve të tjera bukurie në Shqipëri.

Avon Cosmetics Albania SHPK, kontrollohet nga shoqëria Avon Cosmetics Limited, një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e regjistruar në Regjistrin e Shoqërive të Anglisë dhe Wellsit.

Më datë 22 Maj 2019, midis palëve Natura Cosméticos S.A, Avon Products, Inc, Nectarine Merger SUB I,Inc, Nectarine Merger SUB II,Inc dhe palës Natura Holding S.A është nënshkruar “Marrëveshje dhe Plani i Bashkimit”, e cila do të finalizohet me përftimin e kontrollit me anë të bashkimit të të gjitha aksioneve dhe kombinimin e bizneseve, operacioneve dhe bazave aksionare të Avon Product nga Natura Cosméticos S.A. Finalizimi i marrëveshjes do të kalojë në disa transaksione paraprake si rezultat i të cilave do të ketë riorganizim të aksioneve dhe kombinim të bizneseve të shoqërive të kontrolluara nga Natura dhe Avon. Pas transaksionit, Natura Holding S.A. do të zotërojë tërësisht të gjitha aksionet e Natura dhe Avon, ku aksionarët e Natura do të zotërojnë rreth 76% të aksioneve të shoqërisë së kombinuar, ndërsa aksionarët e përbashkët të Avon do të zotërojnë rreth 24% të aksioneve.

Treg përkatës i produktit mund të konsiderohet tregu i produkteve të bukurisë dhe produkteve të lidhura me to, por duke marrë në konsideratë natyrën e transaksionit si edhe duke iu referuar praktikave të Komisionit Evropian në çështje të ngjashme tregu përkatës mund të lihet i hapur. Për analizimin e këtij rasti treg përkatës gjeografik do të konsiderohet territori i Republikës së Shqipërisë. Transaksioni është përftim kontrolli, i cili do të realizohet me anë të bashkimit të të gjitha aksioneve dhe rezulton në kombinimin e bizneseve, operacioneve dhe bazave aksionare të Natura Cosméticos S.A. dhe Avon Products, Inc. Natura Holding S.A. do të zotërojë tërësisht të gjitha aksionet e Natura dhe Avon, si rezultat i një ristrukturimi të shoqërisë që do të zbatohet në kontekstin e transaksionit të propozuar. Shoqëria blerëse nuk është aktive dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri ndërkohë që shoqëria target realizon xhiro dhe është prezent në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë Avon Cosmetics Albania SHPK. Transaksioni i synuar nuk do të sjellë mbivendosje të aktivitetit të biznesit midis palëve të këtij përqendrimi dhe si rrjedhojë nuk do të kemi ndryshim të strukturës së tregut

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of