Brent dhe WTI, pranë niveleve rekord

28/12/2017 9:18 AM 0 komente

Çmimet e naftës së papërpunuar shkuan pranë niveleve rekord mëngjesin e kësaj të enjteje.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u tregtuan me 59.82 dollarë për fuçi, duke u rritur me 18 cent ose me 0.3 për qind. WTI u tregtua me 60 dollarë për fuçi, niveli i tij më i lartë që prej qershorit të 2015.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 24 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 66.68 dollarë për fuçi. Gjatë kësaj jave, Brent, arriti në 67 dollarë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i lartë i shënuar që prej majit të 2015.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of