Treguesi reference per naften e paperpunuar evropiane, Brent ndryshoi pak te merkuren duke pasuar fitimet e forta ne aksionet aziatike, ndersa nafta amerikane ra lehtazi si pasoje e te dhenave te industrise, qe treguan rritjen e rezervave te naftes bruto amerikane te cilat ishin ne nje rekord te larte tashme.
Cmimet e naftes jane rritur gjate dy javeve te fundit pasi arriten nivelet me te uleta ne 12 vjet nen 30 dollare per fuci mes fundit te janarit dhe mesit te shkurtit, nxitur nga spekulimet se tregu mund te kete prekur fundin.
Brent per dorezimet e majit ra 7 cent ne 36.74 dollare per fuci. Ai ishte afer nivelit me te larte ne pothuajse dy muaj te marten 37.25 dollare, nje shifer e rritur ne 37.5 nga niveli me i ulet ne 12 vite ne fund te janarit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.