Brent rritet me mbi 50 cent për fuçi, rritja më e lartë në 7 muajt e fundit

26/05/2016 10:39 AM 0 komente

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent, u rriten me më shumë se 50 cent për fuçi, ketë të enjte, duke shënuar njëkohësisht edhe rritjen më të lartë në 7 muajt e fundit.

Ai u tregtua me 50.12 dollarë për fuçi, çmimi i tij më i lartë që prej datës, 4 nëntor 2015, duke e mbylur sesionin e kaluar me 1.13 dollarë më shumë ose 2.3 për qind më shumë.

Edhe tregusi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, shëuan një rritje prej 33 cent, duke u tregtuar me 49.89 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë që prej tetorit 2015, duke e mbylur sesionin e kaluar me 94 cent më shumë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of