Brent tregohet me 60.54 dollarë/ fuçi

18/06/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar, europiane, Brent, ranë me 40 cent ose me 0.7 për qind dhe u tregtuan me 60.54 dollarë amerikanë për fuçi. Brent shënoi një rënie prej 1.7 për qind në sesionin e mëparshëm.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 28 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregutan me 51.65 dollarë amerikanë për fuçi. WTI, shënoi një rënie prej 1.1 për qind në sesionin e mëparshëm.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.4 për qind dhe u tregtua me 1,345.42 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of