Brent tregtohet me 36.12 dollarë/ fuçi
Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.76 dollarë amerikanë ose me 5.1 për qind dhe u tregtuan me 36.12 dollarë amerikanë për fuçi.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikanë, WTI, u rritën me 1.65 dollarë amerikanë ose me 5.3 për qind dhe u tregtuan me 32.78 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 1 për qind dhe u tregtua me 1,700 dollarë amerikanë.
Komente