Brent tregtohet me 52.46 dollarë/ fuçi

03/03/2020 9:04 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 52.46 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 1.5 për qind ose me 71 cent dhe u tregtuan me 47.46 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.9 për qind dhe u tregtua me 1,603.46 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of