Brent tregtohet me 53.91 dollarë/ fuçi

11/02/2020 9:03 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 64 cent dhe u tregtuan me 53.91 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 50 cent dhe u tregtuan me 50.07 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit humbi 0.25 për qind dhe u tregtua me 1,568.61 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of