Brent tregtohet me 57.54 dollarë/ fuçi

03/10/2019 8:33 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 15 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 57.54 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 7 cent dhe u tregtuan me 52.57 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u tregtua me 1,499.01 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of