Brent tregtohet me 58.18 dollarë/ fuçi

13/08/2019 10:08 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan humbje mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 39 cent ose me 0.7 për qind, duke u tregtuar me 58.18 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI,ranë me 33 cent ose me 0.6 për qind dhe u tregtuan me 54.60 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.6 për qind dhe u tregtua me 1,519.82 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of