Brent tregtohet me 58.82 dollarë/ fuçi

26/08/2019 9:08 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 52 cent ose me 0.9 për qind dhe u tregtuan me 58.82 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 62 cent ose me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 53.55 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 1.1 për qind dhe u tregtua me 1,544.23 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej prillit të 2013.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of