Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 47 cent ose me 0.79 për qind dhe u tregtuan me 58.88 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 40 cent ose me 0.75 për qind dhe u tregtuan me 53.19 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qendrushme dhe u tregtua me 1,491.35 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.