Brent tregtohet me 60.08 dollarë/ fuçi

28/08/2019 9:04 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të mërkure.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 57 cent ose me 1 për qind dhe u tregtuan me 60.08 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 69 cent ose me 1.3 për qind dhe u tregtuan me 55.62 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind, dhe u tregtua me 1,540.11 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of