Brent tregtohet me 61.04 dollarë/ fuçi

12/09/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëgjesin e ditës së sotme.

Kështu, tregursit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 23 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 61.04 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 28 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 56.03 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,501.64 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of