Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për nafën e papërpunuar europiane, Brent, ra me 0.8 për qind ose me 49 cent dhe u tregtua me 61.07 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1 për qind ose me 51 cent dhe u tregtuan me 52.38 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 0.2 për qind dhe u tregtua me 1,235.34 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe rënia e tij më e lartë në më shumë se një javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.