Brent tregtohet me 61.13 dollarë/ fuçi

12/06/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës ranë me afërsisht 2 për qind mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 1.16 dollarë ose me 1.86 për qind dhe u tregtuan me 61.13 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.04 dollarë ose 1.95 për qind dhe u tregtuan me 52.23 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit qendroi pranë nivelit të tij më të lartë në 14 muajt e fundit dhe u tregtua me 1,335.51 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of