Brent tregtohet me 62.18 dollarë/ fuçi

19/11/2019 8:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 26 cent ose me 0.42 për qind dhe u tregtuan me 62.18 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 32 cent ose me 0.56 për qind dhe u tregtuan me 56.73 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa indeksi i çmimit të arit ishte në nivele të qëndrueshme mëngjesin e sotëm dhe u tregtua me 1,471.41 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of