Çmimet e naftës shënuan rënie edhe mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 1.52 për qind dhe u tregtuan me 62.25 dollarë amerikanë për fuçi, njëkohësisht edhe niveli më i ulët që prej 4 dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 1.78 për qind dhe u tregtuan me 55.73 dollarë amerikanë për fuçi, niveli më i ulët që prej 3 dhjetorit 2019.
Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.08 për qind dhe u tregtua me 1,559.73 dollarë ameirkanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.