Brent tregtohet me 62.74 dollarë/ fuçi

19/07/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 81 cent ose me 1.3 për qind dhe u tregtuan me 0.6785 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 59 cent ose me 1.1 për qind dhe u tregtuan me 55.89 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.6 për qind dhe u tregua me 1.438.13 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of