Çmimet e naftës shënaun rritje edhe mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 14 cent ose me 0.2 për qind dhe u tregtuan me 63.32 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 17 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 56.05 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me më pak se 0.05 për qind dhe u tregtua me 1,425.49 dollarë amerikanë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.