Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 32 cent ose me 0.5 për qind, dhe u tregtuan me 63.61 dollarë amerikanë/ fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 33 cent ose me 0.6 për qind, duke shkuar në 54.32 dollarë amerikanë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit ra me 1 pë qind, dhe u tregtua me 1,327.74 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe rënia më e lartë në më shumë se dy muajt e fundit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.