Brent tregtohet me 63.93 dollarë/ fuçi

09/07/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e anftës humbën pikë mëngjesin e kësaj të marte.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 18 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 63.93 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 23 cent ose me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 57.43 dollarë amerikanë.

Indeksi i çmimit të arit ra me 0.1 për qind dhe u tregtua me 1,394.35 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of