Brent tregtohet me 64.25 dollarë/ fuçi

21/06/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan një rënie mëngjesin e kësaj të premteje.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 20 cent ose me 0.31 për qind dhe u tregtuan me 64.25 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 16 cent ose me 0.28 për qind dhe u tregtuan me 56.90 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,392.30 dollarë amerikanë për onz, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë në më shumë se gjashtë javët e fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of