Brent tregtohet me 64.52 dollarë/ fuçi

25/06/2019 9:13 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, ranë me 34 cent ose me 0.5 për qind dhe u tregtuan me 64.52 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë me 13 cent ose me 0.2 për qind, dhe u tregtuan me 57.77 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit avancoi me 0.8 për qind dhe u tregtua me 1,431.02 dollarë amerikanë për onz, duke iu afruar kështu nivelit të tij më të lartë të gjashtë viteve të fundit.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of