Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj fillim jave.
Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 65 cent dhe u tregtuan me 67.41 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 3.42 dollarë amerikanë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 73 cent dhe u tregtuan me 57.19 dollarë amerikanë për fuçi. Kontratat e së ardhmes ranë me 3.73 dollarë amerikanë.
Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,220.09 dollarë amerikanë për onz, njëkoëhsisht edhe rikuperimi më i lartë në më shumë se një javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.