Brent tregtohet me 68.35 dollarë/ fuçi

30/12/2019 9:04 AM 0 komente

Çmimet e naftës shënuan rritje mëngjesin e kësaj të hëne.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 19 cent ose me 0.3 për qind dhe u tregtuan me 68.35 dollarë amerikanë për fuçi.

Ndërsa treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 6 cent dhe u tregtuan me 61.78 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1,515 dollarë amerikanë për onz.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of