Kriza e shkaktuar nga vota britanike për të lënë bashkimin Europian ka shtuar ankthin në Azi të dielën, me Kinën, Japoninë dhe Korenë e Jugut, që po peshojnë rrezikun e stabilitetit botëror financiar pak orë përpara se bursat të hapen.
Ministri i financave i Kinës tha se pasojat e referendumit të së enjtes do të shkaktojnë pasiguri në ekonominë globale, ndërsa një zyrtar i lartë në Tokio paralajmëroi për rrezikun e lëvizjeve spekulative dhe të dhunshme të monedhave.
Pasi 52% e britanikëve votuan për të lënë BE-në, paundi të premten ra me më shumë se 10% kundrejt dollarit, në nivele që janë parë së fundmi në 1985, ndërsa më shumë se 2 trilionë dollarë u fshinë nga vlera e aksioneve globale. Fundjava i dha pak frymëmarrje tregjeve, por shqetësimet po rriten, teksa pritet hapja e tregjeve të hënën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.