Ka udhëzime të rrepta se si do të procedohet për daljen e Britanisë nga BE-ja, por negociatat kyesisht do të improvizohen. Përllogaritjet, se sa kohë do të zgjasë, do të duhet të variojnë nga 2 deri në 10 vite, ose edhe më shumë. Për zyrëtarët e përfshirë, është një territor i paeksploruar si ligjërisht ashtu edhe politikisht. Një zyrtar i lartë i BE-së u shpreh: “Po përballemi me një million pyetje dhe s’kemi asnjë përgjigje shpejt”, shkruan Financial Times.
Qëllimi është të ç’bëhet antarësimi 43-vjeçar i Britanisë në bllok, të ndahet trashëgimia e përbashkët e sovranitetit, dhe të rimodelohet tregu më i madh i përbashkët në botë.
Tri çështje thelbësore ngrihen.
Në thelb, çfarë rregullimesh politike dhe tregtare do të kërkojë dalja e Britanisë dhe a do t’i pranojë BE-ja ato?
Në hartimin e saj, a do të shërbejë marrëveshja e daljes edhe si një marrëveshje e tregtisë, që do të rregullojë tregtinë pas daljes së Britanisë? Në rast se jo, a do të mundë tranzicioni që të sigurojë një dalje të butë?
Përmes kontinetit, tregjet, zyrëtarët, presidentët dhe kryeministrat e dinë se Britania dhe ish-partnerët e saj në BE po hyjnë në një udhëtim të politikisht të rrezikshëm, duke “lundruar” kryesisht në errësirë.
Ky vendim mund të shkaktojë një furtunë emocionale në Europë, efektet e të cilit janë të pamundura për tu parashikuar,- tha John Bruton, ish kryeministri Irlandez.
Procesi-jep mundësitë por, nuk cakton rrjedhën
Për të qetësuar nervat pas pasojave të fundit, liderët e BE-së duan të tregojnë se çdo gjë ka kohën dhe mënyrën e duhur.
Duke folur në emër të liderëve të BE-së, Donald Tusk, president i Këshillit Europian, tha: “Nuk do të ketë boshllëk ligjor.”
Deri sa Britania do të lerë formalisht BE, ligjet e BE-së do të vazhdojnë të zbatohen dhe në Mbretërinë e Bashkuar, dhe me këtë nënkuptoj të drejtat dhe detyrimet,- shtoi ai. Të gjitha procedurat e heqjes dorë të Britanisë nga BE-ja janë të qarta dhe të përcaktuara në traktatet.
Avokatët në qeverinë britanike dhe në Bruksel shikojnë dy gjurmë të dallueshme. E para është në artikullin e 50-të e traktateve të BE-së, e ashtëquajtura “klauzola e daljes”, e cila shtrihet në një afat dy vjeçar të rinovueshëm për një shtet që largohet.
Traktati i dytë bën rregullimet për marrëdheniet e ardhshme, nga tregtia deri tek çështjet e bashkëpunimit për sigurinë dhe forcimin e ligjit. Kjo është më e ndërlikuar për t’u negociuar, dhe pasi të arrihet marrëveshja është e vështirë të ratifikohet. Kërkon unanimitet dhe aprovimin nga më shumë se 30 parlamente europiane, kombëtare dhe rajonale, mundësisht pas referendumeve kombëtare.
Ka disa alternativa. Njëra është tentimi i një divorci me kushtet britanike. Aktivistët e “daljes nga BE” kanë parashikuar plane për të nxjerrë ligje në Dhomën e Përbashkët për të ndërprerë disa nga detyrimet menjëherë, për të minimizuar efektin kohë të artikullit 50.
Çdo hap tjetër i njëanëshëm do të rriste tensionin me BE-në. Brukseli po shikon mundësinë për tu “hakmarrë” duke iu hequr kompanive britanike privilegjet që gëzonin duke qenë në një treg të përbashkët.
Zoti Andreë Cahn, ish kreu i tregtisë dhe investimeve të Mbretërisë së Bashkuar, tha se: “Duke u sjellë njëanëshmërisht do ta hidhte ligjin në një territory të pasigurtë , dhe do të rrezikonte një kundër përgjigje “dhemb për dhemb” nga të tjerët. Do të na çonte drejt një kaosi të vërtë.
Zgjidhja politike- në pritje të një përgjigjeje
Ligjërisht, për kompanitë britanike asgjë nuk do të ndryshojë në javët, muajt dhe mundësisht vitet e ardhshme. Shkëputja formale nga BE-ja është larg akoma.
Por, Britania është përfshirë nga trazirat politike. Vendimi i Cameron për tu tërhequr si kryeministër shkakton tek konservatorët një garë që do të kërkojë muaj për t’i dalë fundi. Nuk mund të përjashtohen as zgjedhjet e parakohëshme.
Zoti Cameron bëri të qartë se vendimi se kur do të ndodhë zbatimi i artikullit 50 i takon pasardhësit të tij. Kjo nënkupton se negociatat e BE-së me Mbretërinë e Bashkuar nuk do të fillojnë përpara vjeshtës.
Puna teknike do të fillojë në nivel zyrtar të premten. Por, negociatat serioze nuk do të fillojnë deri sa britanikët të vendosin se si duan që ta bëjnë divorcin, dhe çfarë marrëveshjes do të kërkojnë pas daljes. Dhoma e Përbashkët do të ketë një rol në negociatat e daljes së Britanisë. Aktivistët e “Daljes nga BE”, Michael Gove dhe Boris Johnson, kanë përkrahur largimin nga tregu i përbashkët dhe negocimin e një marrëveshjeje tregtare të përshtatur me BE-në. Disa nga laburistët janë shprehur se do të luftojnë për të qëndruar në tregun e përbashkët si një jo-anëtar i BE-së, edhe nëse kjo do të thotë që ata të pranojnë lëvizjen e lirë dhe faturat e buxhetit të BE-së. Shumica e anëtarëve të parlamentit në Dhomën e përbashkët mbështetën qendrimin e Britanisë në referendum. Ndërkohë që ky argument shpaloset në 2016, ndoshta dhe më gjërë, Europa do të vazhdojë të jetë e shtrënguar.”
Nuk ka kohë për vizione romatike. Kampi pro daljes duhet të përballet me realitetin shumë shpejt,- shkruan Adam Lazowski, profesor në Universitetin e Westminster,-pavarësisht se të dyja palët humbasin shumë, do të jetë 1 kundër 27(antarët e mbetur pas daljes se UK). Nuk do të largohet BE-ja nga Mbretëria e Bashkuar, por e anasjellta.”
Përfundimet, tranzicioni dhe rreziku i një zbarkimi të vështirë
Një nga rreziqet më të mëdha ekonomike është periudha e pritjes ndërmjet daljes së Britanisë dhe marrëveshjeve të reja tregtare. Përpara votimit, zoti Tusk tha se nëse është e nevojshme, anullimi i detyrimeve të Mbretërisë së Bashkuar do të jetë “relativisht i lehtë” dhe do të kërkojë rreth dy vite. Kjo do të rregullojë faturat e papaguara nga buxheti dhe shpenzimet ne projekte,të drejtat e emigrantëve në mbarë BE-në dhe Britaninë, dhe dorëheqjen e shtetasve britanikë nga institucionet e BE-së.
Ai shtoi se do të jetë shumë herë më e vështirë për të negociuar në marrëdhënien e re. Kjo do të dojë të paktën dhe 5 vite të tjera dhe madje pa garanci suksesi. Franca dhe Gjermania janë të hapur për të nisur bisedimet paralelisht me diskutimet e divorcit, por nuk janë të gatëshëm të japin ndonjë garanci se dy marrëveshjet do të përfundojnë me shpejtësi në të njëjtën kohë, skenari ideal për Britaninë. Një zbarkim i vështirë do të thotë që Britania do të mbështetet në kushtet bazike të Organizatës Botërore të Tregtisë, pa privilegjet e aksesimit në tregjet Europiane të kompanive britanike. Një tranzicion më i butë do të arrihej me marrëveshje me të 27 vendet e mbetura anëtare.
Nëse, për shembull, një vend anëtar i Be-së mbyll më shpejt një marrëveshje, do të aplikohet përkohësisht, ndërkohë që procesi i gjatë dhe i paparashkueshëm ratifikimit fillon në nivel kombëtar.
Një opsion tjetër është vendosja e një modeli të përkohëshëm, siç është ai i Norvegjisë, për t’i dhënë Britanisë akses të plotë në tregun e përbashkët deri sa marrëveshja e re tregtare të jetë përfunduar. Kjo do të jetë e pamundur për Britaninë, pasi për disa vite do t’i duhej t’i nënshtrohej rregullave të BE-së, të paguajë detyrimet buxhetore të BE-së dhe të pranojë levizjen e lirë të krahut të punës, gjërat për të cilat votuesit refuzuan referendumin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.