Brexit/ Merkel thyen heshtjen, frikësohet për të ardhmen e BE-së

16/01/2020 12:12 PM 0 komente

Kancelarja gjermane dha paralajmërimin e parë për Brexit, në një intervistë me Financial Times, pasi po i afrohet fundit të mandatit të saj.

Ajo tha se BE duhet të përgjigjet për largimin e Britanisë duke e përshpejtuar ‘lojën’ e saj dhe duke u bërë vend “tërheqës, inovativ, krijues, një vend i mirë për kërkime dhe arsim; Konkurenca atëherë mund të jetë shumë produktive.”

Znj. Merkel diskutoi gjithashtu frikën e Berlinit se Britania e Madhe mund të bëhet një konkurrent serioz ekonomik në pragun e saj, pasi Britania do të jetë në gjendje të devijojë nga rregullat aktuale të BE-së.

Marrëveshja për Brexit e Boris Johnson po afron fazat përfundimtare, pasi debati i Shtëpisë së Lordëve për legjislacionin po afrohet.

Pasi të jetë aprovuar, Marrëveshja e Tërheqjes do të kërkojë pëlqimin Mbretëror përpara se të kthehet në ligj.

Por Qeveria përballet me një pengesë përfundimtare, pasi eurodeputetët në Parlamentin Evropian duhet të ratifikojnë marrëveshjen.

Ata do të debatojnë dhe votojnë mbi Marrëveshjen e Tërheqjes më 29 Janar – vetëm dy ditë para se Britania të vendoset të largohet nga Bashkimi Evropian.

Sapo Mbretëria e Bashkuar të dalë nga blloku, Kryeministri do të fillojë bisedime me Brukselin për të arritur një marrëveshje tregtare.

Ata kanë deri në 31 dhjetor 2020 për të arritur një marrëveshje – pasi z. Johnson ka këmbëngulur se periudha e tranzicionit nuk do të zgjatet.

/Express.co.uk

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of