Brisida Shehaj dorëhiqet pas dy muajsh nga detyra si zv/ministre e Ekonomisë

24/11/2016 10:04 AM 0 komente

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Brisida Shehaj është larguar nga detyra që mbante, duke i dorëzuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen e saj. Prej dy muajsh, Shehaj mbante postin e zv/ministres së Ekonomisë.

Duke folur për “News 24”, Shehaj thotë se ditën e djeshme i ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se i ka parashtruar atij edhe arsyet e largimit nga detyra.

Më herët, Shehaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së përgjithshme të Tatimeve deri në shtator të 2016-s.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of