Klubet angleze njihen si ambiente të rehatshme për të pirë një birrë dhe për të biseduar mes miqsh. Por kjo pjesë e jetës britanike ka hasur në vështirësi.
John Cryne është anëtar në lëvizjen “Campaign for Real Ale” (Fushata për Birrë të Vërtetë), e cila po mundohet të ndryshojë këtë prirje. Ai thotë: “Në Britani po mbyllen 16 klube në javë dhe kjo po ndodh gjithnjë e më shpesh.
Janë klubet e komuniteteve që mbështesin familje të lagjes dhe janë pikërisht ato që kërcënohen më së shumti”.
Në të gjithë vendin sheh lokale të mbyllura, ku dikur operonin klube. Pamje të tilla i gjen edhe në Londër. Nuk janë vetëm klubet në qytete që po mbyllen,
por edhe ato që ishin qendra e aktivitetit argëtues në fshat tani që po vuajnë nën peshën e rritjes së kostove dhe me rënien e klientelës po mbyllin dyert.
“Fushata për Birrë të Vërtetë” thotë se problemet rrjedhin nga taksat e larta dhe lidhjet komplekse mes pronarëve të klubeve dhe menaxherëve.
Shoqata Britanike e Birrës dhe Klubeve përfaqëson kompanitë që zotërojnë klube. Shefja e shoqatës, Brigid Simmonds, përgënjeshtron akuzat se pronarët i kanë çmimet e larta. Ajo thotë se problemi qëndron te taksat.
“Prodhuesit e birrës fitojnë një peni për një gotë birrë. Klubet, meqenëse janë biznese të vogla, u duhet ta kalojnë këtë kosto tek klientët të cilët e kanë të vështirë të mbijetojnë në këtë klimë ekonomike”, thotë ajo.
Klubet dhe prodhuesit e birrës pajtohen në një gjë, ulja e taksave në dyqanet e alkoolit nënkupton se më shumë njerëz do të pinë në shtëpi dhe jo në klube.
Klubi “The Pineapple” në Londrën Veriore daton nga shekulli i 19. Ambientet e brendshme me dru të gdhendur e bëjnë atë një objekt të mbrojtur kulturor.
Pronari i dyqanit donte ta shiste lokalin për të ndërtuar apartamente, një fat i zakonshëm për klubet që mbyllen. Një fushatë e banorëve lokalë e shpëtoi klubin dhe Somon Rennie mori përsipër menaxhimin.
Banorët përreth klubit të famshëm mund të pinë për të ardhmen e lokalit. Por në mbarë Britaninë, shumë të tjerë po zbulojnë se qendra e jetës së komunitetit është zhdukur përgjithmonë /(VOA).