Britani/ Guvernatori Carney hedh poshtë kërkesën e Johnson së tregtisë në një Brexit pa marrëveshje

21/06/2019 9:30 AM 0 komente

Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney ka hedhur poshtë një kërkesë nga Boris Johnson, kryesuesi në garë për t’u bërë kryeministër, që Britania mund të shmangë goditjen e tarifave tregtare të Bashkimit Evropian, në rast të një Brexit pa marrëveshje.
Carney i tha BBC se largimi nga BE pa një marrëveshje tranzicioni duhet të jetë një zgjedhje e marrë me “qartësi absolute” për atë që do të thotë për ekonominë e Britanisë, e cila do të kishte dëmtime afatshkurtra dhe afatgjata.

“Shumë kompani nuk ishin plotësisht të gatshme për një ndryshim të tillë të menjëhershëm”, tha ai.

Johnson ka thënë se rregullat e tregtisë botërore përfshijnë një dispozitë, të njohur si Neni 24 i GATT, që lejon tregtinë të vazhdojë e pandryshuar midis dy palëve nëse ata vendosin.

Por Carney tha se një marrëveshje e tillë aplikohej vetëm kur një marrëveshje tregtare do të ishte në plan.

“Pra … duhet të jemi të qartë se mosmarrja e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian do të thotë se ka tarifa automatikisht, sepse evropianët duhet të zbatojnë të njëjtat rregulla për ne, ashtu si ato zbatohen për të gjithë të tjerët”, tha ai.

Carney ka paralajmëruar më parë për ndikimin ekonomik të një Brexit pa marrëveshje, duke nxitur zemërimin midis mbështetësve të Brexit.

 

/ REUTERS

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of