Mbretëria e Bashkuar do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme më 12 dhjetor, vendim i cili erdhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme, kur deputetët britanikë kanë përkrahur thirrjen e kryeministrit e shtetit, Boris Johnson për të zhvilluar këtë proces.
Deputetët e parlamentit britanik kanë miratuar legjislacionin e Johnsonit për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të para që do të mbahen në muajin dhjetor prej vitit 1923.
Megjithatë, ky projektligj duhet të miratohet edhe nga lordët, që më vonë do ta kthente këtë dokument në ligj deri në fund të javës.
Në rast se ndodh një gjë e tillë, fushata zgjedhore do të zgjasë për pesë javë.
Kryeministri britanik ka thënë se publiku duhet “të zgjedhë” për të ardhmen e Brexitit, apo largimit të Britanisë nga Bashkimi Evropian, por edhe të gjithë shtetit.
Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundër 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.
/THE GUARDIAN