Në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar një studim për të parë se sa efektiv është imunizimi anti-covid duke kombinuar dozën e parë dhe të dytë nga dy vaksina të ndryshme, njësoj siç është procesi aktual i përdorimit të së njëjtës vaksinë për të dyja dozat.
Ideja është për të siguruar më shumë fleksibilitet në përdorimin e vaksinave dhe për të ndihmuar në trajtimin në rast të ndonjë ndërprerje të mundshme të furnizimit.
Shkencëtarët thonë se përzierja e dozave gjithashtu mund të japë mbrojtje edhe më të mirë. Ministri i Vaksinave Nadhim Zahawi tha se asnjë ndryshim nuk do të bëhej në qasjen aktuale të Britanisë deri të paktën në verë.
Aktualisht, udhëzimet zyrtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) thonë se kushdo që tashmë ka marrë dozën e Pfizer-BioNTech ose Oxford-AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në Britani duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat.
Ministri i Vaksinave tha qeveria ka dhënë 7 milionë paund për të financuar studimin, por që gjetjet nuk do të ishin në dispozicion deri në verë dhe për këtë arsye “për momentin, ne nuk po ndryshojmë asgjë fare”.
Përvoja e mëparshme sugjerojnë se përzierja e vaksinave mund të jetë një nevojë e dobishme, për shembull disa programe të imunizimit të virusit Ebola kanë përfshirë përzierjen e vaksinave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen.
Studimi i quajtur Com-Cov, i drejtuar nga Konsorciumi Kombëtar i Vlerësimit të Programit të Imunizimit, do të përfshijë më shumë se 800 vullnetarë mbi moshën 50 vjeç në Angli./BBC