Cameron tha në një artikull në Financial Times se ai ka planifikuar të ndryshojë ligjin në mënyrë që emigrantët e rinj të BE-së të presin tre muaj përpara se të mund të fitojnë qasje në përfitimet e papunësisë, duke thënë se ai ndan ‘shqetësimin’ në lidhje me një dyndje të mundshme të emigrantëve të rinj.
Të ardhurit e rinj nuk do të kenë të drejtë të përfitimeve të banimit dhe do të humbasin të drejtën e përfitimeve të papunësisë pas gjashtë muajsh, përvec se në rast se ata provojnë se kishin vërtet një shans real për të gjetur punë, shtoi ai
Ai tha se gjithashtu ka planifikuar se do të përpiqet të rinegociojë mënyrën që rregullat e lëvizjes së lirë të BE të aplikohen për ta bërë më të vështirë për njerëzit nga vendet më të varfëra në bllokun prej 28-vendesh që të zhvendosen drejt vendeve më të pasura.