Britania, vendi i parë që miraton vaksinën e Pfizer / BioNTech, nis vaksinimi javën e ardhshme

02/12/2020 10:48 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Britania është bërë vendi i parë që lejon përdorimin e vaksinës anti-COVID të Pfizer dhe BioNTech, pasi iu dha autorizimi i përkohshëm për përdorim urgjent, njoftuan kompanitë.

Kjo shënon herën e parë që qytetarët jashtë testeve klinike në mbarë botën do të kenë mundësinë të imunizohen kundër COVID-19, sipas Ugur Sahin, CEO i BioNTech.

Pfizer dhe BioNTech treguan më herët se vaksina e tyre ishte 95 për qind efektive dhe është e sigurt për t’u përdorur.

Vaksina do të vihet në dispozicion në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar duke filluar javën e ardhshme, tha sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Kjo vaksinë tani është miratuar, ne jemi gati ta shpërndajmë që nga fillimi i javës së ardhshme”. Sipas Hancock, vaksina do të shpërndahet në tre mënyra:

-Objektet e kujdesit shëndetësor: 50 spitale në të gjithë vendin janë tashmë të gatshëm dhe presin të marrin vaksinën.

-Po krijohen edhe qendrat e vaksinimit, ku njerëzit mund të shkojnë të vaksinohen.

-Përhapja në komunitet, do të përfshijë mjekë të përgjithshëm dhe farmacistë.

“Unë thjesht dua të falënderoj të gjithë shkencëtarët në BioNTech dhe Pfizer, të cilët po e prodhojnë këtë, me të cilët kemi punuar kaq ngushtë,” tha Hancock. “Ne jemi vendi i parë në botë që kemi një vaksinë të autorizuar klinikisht për t’u shpërndarë.”

Komiteti klinik i qeverisë do të japë këshillat e tyre më vonë gjatë ditës së sotme në lidhje me grupet prioritare që do të marrin vaksinën së pari dhe sipas radhës.

Në një njoftim për shtyp, CEO i Pfizer, Albert Bourla, përshëndeti autorizimin si “një moment historik në luftën kundër COVID-19”.

Kompanitë kishin nënshkruar më parë një marrëveshje për të furnizuar me 40 milionë doza Britaninë me shpërndarjen në fund të 2020 dhe gjatë vitit të ardhshëm./CNN

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of