Kryeministrja britanike Theresa May, së bashku me zyrtarët e saj në qeveri, po përgatiten të bien në kompromis për kërkesat e tyre për një ri-shkrim të marrëveshjes Brexit, sipas një personi të njohur me këtë çështje, raporton Bloomberg News.
Qeveria britanike po hidh poshtë kërkesën e saj për ndryshime në marrëveshjen “backstop” të kontestuar nga irlandezët, siç është përcaktuar në tekstin e marrëveshjes së divorcit, që mund të godiste Bashkimin Evropian.
Sekretari i Brexit, Stephen Barclay i tha kryenegociatorit të Bashkimit Evropian Brexit, Michel Barnier, gjatë një takimi privat të hënën se qeveria nuk po ndjek një qasje për rihapjen e marrëveshjes së tërheqjes. Kjo ka të ngjarë të shkaktojë zemërimin nga anëtarët pro-Brexit të Partisë Konservatore të May-it të cilët thonë se kthimi është i papranueshëm.
Ndërsa qëndrimi mund të ndihmojë Kryeministren të ‘përfitojë lëshime’ nga Brukseli, nga ana tjetër edhe e rrezikon ta bëjë më të vështirë marrëveshjen për t’u shitur anëtarëve të Parlamentit në Londër.
BE ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme mundësinë e rinegociimit të marrëveshjes që u arrit midis dy palëve në nëntor, edhe pse ligjvënësit britanikë muajin e kaluar votuan në favor të dërgimit të May-t sërish para BE-së, në përpjekje për ta bërë këtë.
May u tha anëtarëve të Parlamentit pas votës së tyre muajin e kaluar se duhej të kishin ndryshime “të rëndësishme” dhe “ligjërisht të detyrueshme” në kthim dhe se kjo do të kërkonte rihapjen e marrëveshjes së tërheqjes.
*Bloomberg News