Britanikët votojnë holandezët si njerëzit më miqësorë në Europë

14/06/2019 12:04 PM 0 komente

Sipas një sondazhi të kryer së fundmi në Britani, njerëzit më miqësore sipas britanikëve janë holandezët.  73 për qind e personave që u anketuan votuan se holandezët janë njerëzit më miqësorë, të ndjekur nga portugezët (me 70 për qind).

Ndërsa njerëzit më pak miqësorë ishin francezët, të cilët u renditën në fund të këtij sondazhi.

Pas holadezëve dhe portugezëve, të tretët në listë u renditën spanjollët (me 67 për qind).

Suedezët u renditën në vend të katërt (me 64 për qind), ndërsa irlandezët në vend të pestë (me 62 për qind).

Kur u pyetën se përse ata kishin arritur në këtë konkluzion, ata u shprehën se një ndër cilësitë që i bëri ata t’i etiketojnë holandezët si njerëzit më miqësorë është mikpritja që këta të fundit tregojnë ndaj turistëve (rreth 26 për qind e të anketuarve thanë këtë cilësi), ata flasin lehtësisht në anglisht duke mos krijuar vështirësi në komunikim (rreth 18 për qind e të anketuarve u shprehën kështu) dhe ata nuk e kishin fare bezdi të të kthenin përgjigje kur i pyesje për diçka (rreth 23 për qind e të anketuarve u shprehën kështu).

Shtetet europiane me njerëzit më miqësorë në botë

  1. Holandë – 73 për qind (e të anketuarve votuan kështu)
  2. Portugali – 70 për qind
  3. Spanjë – 67 për qind
  4. Suedi – 64 për qind
  5. Irland – 62 për qind

Përveç shteteve me njerëzit me miqësorë në Europë, ky sondazh analizoi gjithashu edhe shtetet me njerëzit më pak miqësorë.

Në fund të tabelës, pas francezëve renditen hungarezët si njerëzit më pak miqësorë në Europë (rreth 41 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu).

Pas Hungarisë renditet Zvica në vend të tretë si vendi me njerëzit më pak miqësorë (reth 38 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu).

Në vend të katërt renditet Finalanda (rreth 34 për qind e të anketuarve janë përgjigjur kështu) dhe në vend të pestë, Gjermania (me rreth 31 për qind të të anketuarve të përgjigjur kështu).

 

Shtetet europiane me njerëzit më pak miqësorë në botë

  1. Franca – 46 për qind (e te anketuarve votuan kështu)
  2. Hungaria – për qind
  3. Zvicra – 38 për qind
  4. Finlanda – 34 për qind
  5. Gjermania – 31 për qind

Burimi: Daily Mail

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of