British Airways ofron shërbimin e Realitetit Virtual në fluturimet e klasit të I-rë

11/10/2019 11:31 AM 0 komente

Të gjithë pasagjerët që do të përdorin linjën ajrore të British Airways dhe që do të fluturojnë nga Londra në Nju Jork do të kenë mundësinë që të shikojnë filma gjatë fluturimit njësoj si të ishin në një kinema të vërtetë.

British Airways do të ofrojë për të gjithë pasagjerët e klasit të I-rë shërbimin e Realitetit Virtual. Deri në fund të këtij viti të gjithë këtyre pasagjerëve do t’i jepet mundësia që të shikojnë filma apo dokumetarë në 3D, 2D apo në formate 360°.

Pajisja mundësohet nga kompania e specializuar për pajisje të Realitetit Virtual, SkyLights. Kjo pajisje është lehtësisht e përdorshme pavarësisht pozicionit të pasagjerit. Këta të fundit do të kenë mundësinë që të shikojnë edhe guida motivuese meditimi të cilat shërbejnë gjithashtu si një mënyrë mjaft e mirë për t’i larguar frikën të gjithë atyre që vujnë nga një gjë e tillë.

British Airways nuk është kompania e parë ajrore që po e ofron këtë shërbim të Realitetit Virtual, sepse në 2015 Quantas dhe më pas po në të njejtin vit edhe Alaska Airlines e ofruan një shërbim të tillë. Por British Airways është kompnia e parë ajrore britanike që po e ofron një shërbim të tillë, dhe duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe ndikimin e emrit të saj në industrinë ajrore, shërbimi i Realitetit Virtual, mund të ofrohet edhe nga shumë kompani të tjera.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of