BSH: Bankat të lehtësojnë kushtet për të prekurit nga tërmeti

04/12/2019 1:28 PM 0 komente

Shoqata e Bankave: Shkoni pranë sporteleve!

Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë që të shohin mundësitë për të lehtësuar kushtet e marrëdhënieve që kanë me individët që kanë marrë një kredi për shtëpi të cilëve u ka shkaktuar dëme tërmeti.

Guvernatori Gent Sejko u ka kërkuar që bankat të solidarizohen me këtë rast për të ofruar ndihma, ndërsa po ashtu të marrin masa që të mos preket aktiviteti bazë i tyre, që është dhënia e kredisë, e po ashtu edhe niveli i kredive të këqija.

Bankat u shprehën të gatshme që të shihen mundësitë e ristrukturimit të këtyre kredive për të prekurit e tërmetit, pa aplikuar kosto shtesë për ta. Spiro Brumbulli thotë se të gjithë duhet të paraqiten në sportele dhe të negociojnë kontratën rast pas rasti.

Në një mbledhje të asamblesë që do të zhvillojë të enjten, Shoqata e Bankave do të marrë një plan masash konkret se si do të veprohet me rastet e prekura nga tërmeti.

Të gjithë të prekurit nga tërmeti që kanë një kredi bankare duhet të njoftojnë bankën dhe kompaninë e sigurimit. Nëse kontrata e sigurimit mbulon vetëm vlerën e kredisë së pronës, paratë i takojnë bankës, e cila pasi i merr mbyll kredinë më individin. Në rastet kur sigurimi është bërë për 100% të vlerës së pronës, shuma që do të merret ndahet mes bankës dhe individit.

Tv Klan

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of